Haziri propozon të shpallet një ditë zie pas tragjedisë në Gjilan

Haziri: Është tronditës lajmi i sotëm për tragjedinë në familjen Bllaca

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka propozuar që ta shpallin një ditë zie në nder të familjes pesë anëtarëshe Bllaca, e cila është shuar sot në Gjilan.

“Është tronditës lajmi i sotëm për tragjedinë në familjen Bllaca. Jo vetëm lagjja “Bujana”, por i tërë Gjilani është në ditë zie. Rasti është duke u hetuar nga ana e organeve të shtetit. Është shuar një familje dhe kjo është tragjedia më e madhe që mund t’i ndodhë çdokujt. Familja Bllaca ka qenë familje e ndershme”, ka thënë Haziri, në konferencën e jashtëzakonshme për media.

Haziri ka njoftuar se pasdite ka pasur takim koordinues me të gjitha institucionet e shtetit, ndërsa ka konfirmuar se Komuna do të jetë pranë familjes dhe do të marrë përsipër gjithçka rreth ceremonisë së varrimit.

Ai ka kërkuar nga mediat që t’i transmetojnë vetëm versionet zyrtare të Prokurorisë së Shtetit dhe Policisë së Kosovës.

“Zbardhja e rastit na çliron pak nga kjo dhimbje që po e përjeton Gjilani”, ka thënë Haziri./21Media

Back to top button