×
  • Lajme
  • Lajme

    Nxirren trupat e 5 të vrarëve në Gjilan

    Reporteri
    18 Shkurt 2020 | 17:44

    Trupat e pesë viktimave të ngjarjes makabre në Gjilan, po nxjerren nga shtëpia ku edhe ndodhi krimi.


    Pas hetimit dhe marrjes së provave, zyrtarët po nxjerrin pesë viktimat nga shtëpia gati 5 orë pasi u vranë, shkruan Reporteri.net.

    Policia dhe Prokuroria, ndërkohë, kanë thënë se dyshimet janë se gruaja që ishte zyrtare policore ka shtënë mbi katër persona e pastaj edhe në veten.

    Mirëpo, fqinjët e familjes Bllaca nuk e kanë hedhur poshtë edhe ndonjë skenar tjetër, pasi thanë për Reporterin se vëllau i madh kishte probleme mendore.

    “Ky vllau i madh, Blerimi koheve te fundit nuk paska qene mire me gjendjen psikologjike. Muajve te fundit fare nuk ka dale jashte oborrit te tij”, thotë komshiu që është rritur me një prej viktimave.

    Ndërkaq, edhe për zyrtaren policore me armën e të cilës u krye krimi makabër, fqinjët thonë se nuk kishte gjende të mirë mendore.

    Sidoqoftë, në këtë tragjedi të rëndë ka mbetur i vrarë Zeqir Bllaca, 70 vjeçar, Hanife Bllaca 66 vjeçare, Blerim Bllaca 43 vjeçar, Fisnik Bllaca 34 vjeçar dhe vetë dorasja Valdete Bllaca, 45 vjeçare./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!