Në majë të gishtave, balerinat e vogla që ëndërrojnë të prekin skena të mëdha (VIDEO)

Një prej dilemave më të mëdha të prindërve është të përzgjedhin një aktivitet për të dërguar fëmijën e tyre. Një prej alternativave që e këshillojnë të gjithë është baleti, i dashur dhe i preferuar nga shumë fëmijë. Ne kemi shkuar pikërisht tek  një grup i tillë, ku nën ritmet e muzikës , mësuese Zhuljeta Manastirliu u mëson të vegjëlve hapat e koreografisë së re. Me flokët e kapura dhe puantet që u shtrëngojnë lehtas këmbët e vogla, të gjithë performojnë në sinkron dhe me delikatesë kërcimet aq të dashura prej tyre. Në klasën e baletit në Qendrën Kulturore të Fëmijëve mbizotërojnë vajzat, madje i vetmi djalë mes tyre është Agis, i cili luan rolin e fyellit tek pjesa “Hungarezja”.

Shumë pyesin se si mundet që të mbash peshën e gjithë trupit vetëm në majat e gishtave, por çfarë mendojnë në fakt të vegjlit? Ja se ç’thotë Irsa 7 vjeçare e cila ka gati 2 vjet që merret me balet.

Ky është viti i dytë që kam ardhur dhe më pëlqen shumë, sepse mësoj sgumë gjëra të reja, se sit ë rri në majë të gishtave. Për mua nuk është e vështirë të eci në mjë të gishtave, por për të tjerët nuk e di.”, tha Irsa Lila për "Rreze Dielli"

Nxënësja Irsa Lila gjatë kursit të baletit

Për fëmijet, vendosja para pasqyrave dhe levave është diçka e re dhe emocionuese. Shumë prej tyre nuk e shohin baletin vetëm si një pasion, por si ëndrrën e tyre më të madhe, në përpjekje që një ditë të pushtojnë skena të mëdha.

E kam ëndër që të bëhem balerinë kur të rritem dhe më pëlqen shumë.”, tha një prej vajzave për “Rreze Dielli”

Megjithatë duhet theksuar se baleti nuk të bën vetëm më të zhdërvjellët fizikisht por ka edhe shumë përfitime të tjera. Fëmijët mësojnë se si të rriten me disiplinë, të jenë aktivë, të argëtohen por edhe të rritin vetëbesimin e tyre. Shumë prej vajzave shprehen se e pëlqejnë shumë baletin, mësimet e të cilit i vijnë prej mësuese Zhaklinës.

“ Unë kam 26 vjet që jam në ansamblin e shtetit. Është shumë kënaqësi të punosh me fëmijët, këta janë engjëj për mua. Unë punoj me shumë pasion. Unë kam shumë vjet që punoj dhe disa prej fëmijëve që unë kam mësuar tani janë në skena të mëdha baleti.”,- tha mësuesja e baletit Zhaklina Manastirliu.

Ndërsa një fëmijë vazhdon të ndjekë baletin, ai fiton një ndjenjë të vetëbesimit dhe krenarisë për atë që mund të arrijë dhe mësojë se si mund të punojë për të marrë atë që duan nga performanca e tij. Aftësitë e mësuara në balet janë të dobishme edhe për forma të tjera të vallëzimit. Në këtë kurs mësuese Zhaklina u mëson edhe disiplina të tjera veç baletit klasik siç janë vallet popullore. Për të është një kënaqësi e madhe fakti që punon me fëmijë kaq shembullorë që e duan këtë disiplinë.

Mësuese Zhaklina Manastirliu me klasën e saj të baletit

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Pagë 'sheiku' në Arabi, Edin Dzeko kërkon largimin nga Fenerbahce

Pagë 'sheiku' në Arabi, Edin Dzeko kërkon largimin nga Fenerbahce