×
  • Sport
  • Sport

    I pamëshirshëm, shkatërrues – Fury lëpiu edhe gjakun nga qafa e Wilder

    Reporteri
    23 Shkurt 2020 | 10:13

    Tyson Fury është padyshim mbret i ri i boksit në peshat e rënda.


    Boksieri britanik arriti ta dominonte gjatë gjithë kohës amerikanin Wilder, i cili nuk ishte në natën e tij më të mirë.

    Fury ishte më i mirë gjatë gjithë takimit, duke e rrëzuar dy herë amerikanin, ndërsa në raundin e shtatë e fitoi meçin falë një nokauti teknik, pasi gjyqtarët ndërprenë ndeshjen pasi ekipi i Wilder e hodhi peshqirin.

    Njëri nga momentet më interesante të këtij meçi ishte në raundin e gjashtë.

    Britaniku për një moment iu afrua amerikanit dhe filloi t’ia lëpij gjakun nga qafa e tij.

    Ky moment i britanikut është bërë viral në rrjetet sociale pasi është shpërndarë dhe komentuar jashtëzakonisht shumë në rrjetet sociale.

    Gjithsesi për Furyn rëndësi ka fitorja, pasi tanimë mbetet boksieri i vetëm i pamposhtur në peshat e rënda./Telegraf/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!