Policia Kufitare ka shtuar kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe si rezultat i tyre në Kakavijë dhe Muriqan janë goditur dy raste të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.

Në PKK Kakavijë, në vijim të punës për goditjen e aktiviteteve të kundraligjshme dhe krimeve ndërkufitare, në bazë të analizës së riskut nga ana e policisë kufitare, u përzgjodh për kontroll të detajuar një automjet që drejtohej nga ana e shtetasit O.M.

Gjatë kontrollit të automjetit të markës Nissan nga ana e shërbimeve të policisë kufitare e doganore, si dhe të antitrafikut doganor, duke përdorur edhe skanerin, u gjend i fshehur në sarbatorin e mjetit një bidon plastik i cili në brendësi të tij kishte një sasi lënde të dyshuar Cannabis Sativa. Autori u arrestua në flagrancë pë veprën penale “Trafikim i narkotikëve”.

Në PKK Muriqan, po si rezultat i kontrolleve të shtuara u procedua penalisht shtetasi L.K., pasi gjatë kontrollit të automjetit Opel, në brendësi të timonit iu gjet një qese me një sasi lëndë narkotike Cannabis Sativa. Materialet i kaluan Prokurorive respektive për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb