TIRANË

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona të cilët akuzohen se kanë vjedhur me dhunë 1 shtetas maroken.

Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, pas njoftimit të marrë nga një shtetas maroken se i kishin marrë me dhunë një sasi eurosh dhe sende të tjera në rrugën “Azem Galica”, menjëherë u organizua puna dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale u bë i mundur, identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: D.P., 17 vjeç dhe E.V., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin, në orët e para të mëngjesit të datës 22 shkurt i kishin vjedhur me dhunë 200 euro dhe sende të tjera personale shtetasit maroken K.A, i cili kishte hyrë me dokumentacion të rregullt në Shqipëri dhe do udhëtonte drejt Italisë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar shuma e parave të vjedhura dhe sendet personale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë, kryer në bashkëpunim”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb