Transmetuar më 23-02-2020, 13:58
Foto ilustruese

Dy të rinj nga Tirana janë arrestuar pasi dyshohet se vodhën me dhunë një shtetas të huaj.

Të dyshuarit janë identifikuar me inicialet D.P., 17 vjeç dhe E.V., 21 vjeç.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kishin vjedhur me dhunë 200 euro dhe sende të tjera personale shtetasit maroken K.A, i cili kishte hyrë me dokumentacion të rregullt në Shqipëri dhe do të udhëtonte drejt Italisë.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të datës 22 shkurt në rrugën "Azem Galica". Specialistët e Hetimit të Krimit arritën të sekuestronin një shumë parash të vjedhura dhe sendet personale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale “Vjedhja me dhunë, kryer në bashkëpunim”./a.m/noa.al