Revolucion në Chelsea, Lampard i nxjerr në shitje plot 8 lojtarë - Gazeta Express
string(63) "revolucion-ne-chelsea-lampard-i-nxjerr-ne-shitje-plot-8-lojtare"

Revolucion në Chelsea, Lampard i nxjerr në shitje plot 8 lojtarë

Gazeta Express

27/02/2020 9:07

Chelsea mund të bëjë revolucion gjatë afatit kalimtar të verës, duke i larguar nga klubi hiç më pak se tetë futbollistë, paralajmërojnë mediat britanike.

Trajneri Frank Lampard është duke punuar për ta ndryshuar rrënjësisht skuadrën e kaltër, prandaj e ardhmja e shumë futbollistëve aktualë të Chelseat është e pasigurt, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në mesin e tyre edhe mesfushorët Jorginho, Ross Barkley dhe portieri Kepa Arrrizabalaga, të cilët mund të kërkojnë klub të ri gjatë verës.

Humbja turpëruese 3:0 në shtëpi nga Bayern Munich në Ligën e Kampionëve tregoi më së miri sesa larg qëndron Chelsea nga klubet elitare evropiane.

Për më tepër, të kaltrit kanë ngelur prapa edhe në garë për top katërshe në Premierligë.

Thuhet se edhe Kurt Zouma, Willian dhe Pedro janë në mesin e lojtarëve që do të nxirren në shitje nga Chelsea në verë. /Gazeta Express/