Çfarë ka ndodhur me Realin kur ka humbur ndeshjen e parë në L.K?

Pas humbjes 1:2 në ‘Santiago Bernabeu’, Real Madrid i Zinedine Zidane ka nevojë për një performancë të madhe për të kaluar Manchester Cityn e Pep Guardiolas në garën elitare evropiane, e njohur si Liga e Kampionëve.

Sport

27/02/2020 09:09

Real Madrid edhe pse krijuan epërsi 1:0 me anë të Iscos, nuk arritën të ruajnë rezultatin, duke u përmbysur në fund me golat e Gabriel Jesus dhe Kevin de Bruyne, për 1:2.

Që nga fillimi i këtij formati të Ligës së Kampionëve në vitin 1992, Real Madrid kanë humbur ndeshjet e para në shtëpi në pesë raste, dhe asnjëherë nuk kanë arritur të rikthehen, për të vazhduar tutje.

PSG në 1994 (0-1), Bayern Munich në 2001 (0-1), Arsenal në 2006 (0-1), Liverpool në 2009 (0-1) dhe Barcelona në 2011 (0-2), janë rastet kur Real Madrid ka pësuar në ndeshjen e parë në shtëpi në Ligën e Kampionëve, pa llogaritur humbjen nga Manchester City.

Tani të gjithë sytë do të jenë në ‘Etihad Stadium’ më 17 mars, për të parë nëse Real Madrid do të ‘prish’ këtë mallkim, për të kaluar tutje në Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/