Ndeshje interesante na presin në Ligën e Evropës sonte

Ndeshje interesante na presin në Ligën e Evropës sonte

Sport February 27, 2020 - 09:16

Pas dy mbrëmjeve me plotë emocione në Ligën e Kampionëve, sonte rikthehen edhe ‘ethet’ e Ligës së Evropës.

Në mbrëmjen e sotme zhvillohen 15 ndeshje të Ligës së Evropës në kuadër të fazës 1/32 të kësaj gare, raporton Zëri.info.

Manchester Unitedi që barazoi 1:1 me Club Bruggen në ndeshjen e parë në ‘Old Trafford’, synon që sonte të fitojë dhe të kualifikohet në fazën tjetër.

Image

Ndërkaq, Interi është me ‘një këmbë’ në fazën tjetër, pas ndaj Ludogoretsit fitoi 0:2 si mysafir, ndërkaq sonte në Milano synon ta vulosë kualifikimin.

Nga ana tjetër, Arsenali i cili triumfoi në Greqi 0:1 ndaj Olympiacosit, kërkon sonte fitore në Londër për të kalaur në fazën tjetër.

Ndeshje interesante pritet të zhvillohet edhe në Amsterdam, ku Ajaxi e pret Getafen pas humbjes 2:0 në Spanjë javën e kaluar.

Baseli i shqiptarëve do të ketë punë me qipriotët e APOEL Nicosias, derisa Salzburg e pret Eintracht Franfurtin në Austri.

Ndeshjet e plota që zhvillohen sonte mund t’i shikoni në fotografinë e mëposhtme./Zëri.info

Image