Ylli i Realit: Nëse dikush mund të bëjë rikthim, ata jemi ne - Gazeta Express
string(58) "ylli-i-realit-nese-dikush-mund-te-beje-rikthim-ata-jemi-ne"

Ylli i Realit: Nëse dikush mund të bëjë rikthim, ata jemi ne

Gazeta Express

27/02/2020 9:40

Mesfushori i Real Madridit, Casemiro beson se skuadra e tij mund të kalojë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, edhe pse i pranoi dy gola në shtëpi pas humbjes 2:1 nga Manchester City në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të mërkurën.

Skuadra e Zinedine Zidane po fitonte në Bernabeu, por i pranoi dy gola në një hapësirë prej pesë minutave, me Gabriel Jesus dhe Kevin De Bruyne që shënuan për vizitorët, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Përveç se e humbi takimin, Zinedine Zidane e humbi edhe kapitenin Sergio Ramos i cili u ndëshkua me karton të kuq dhe do të mungojë në ndeshjen e kthimit.

Por Casemiro mendon se ende asgjë nuk ka mbaruar.

“Ky duel nuk ka mbaruar ende. Nëse ekziston ndonjë ekip që mund të rikthehet, ai është Real Madridi”, tha braziliani pas ndeshjes.

“I luajtëm 75 minuta fantastik dhe por nuk e bëmë atë që duhej bërë për 15 minuta dhe i lejuam ata të rikthehen”, shtoi ai.

“Nuk ka mbaruar, por kemi shumë punë për të bërë”, përfundoi ai. /Gazeta Express/