Ferdinand: Kjo skuadër është favorite për të fituar Ligën e Kampionëve

Rio Ferdinand ka thënë se Liverpool edhe me tutje janë favorit për të mbrojtur trofuen në Ligën e Kampionëve.

Sport

27/02/2020 09:48

Edhe pse Manchester City ka bërë një hap të madh drejt kalimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas fitores 1:2 ndaj Real Madridit në Bernabeu, ish mbrojtësi i Manchester United, e sheh Liverpoolin si skuadrën më të mirë në këtë garë.

“Nuk mund të shoh më larg se Liverpool, nëse jam i sinqertë”, ka deklaruar Ferdinand, përcjell lajmi.net.

“Unë mendoj se ata do të kalojnë Atletico Madridin. Mendoj se do të jetë një ndeshje e vështirë, por Anfield i jep asaj një dimension tjetër”.

“Bayern Munich dukej shkëlqyeshëm kundër një skuadre që janë në kërkim të formës dhe identitetit të tyre në këtë moment”.

“Kështu që ata mund të kenë arritur më të mirën e tyre pak më herët, kush e di, kur shkojnë para ata janë të shkëlyqeshëm, por në mbrojtje, do të shqetësohesha pak për Bayernin”.

“Por, Liverpool janë favoritët e mi”./Lajmi.net/