Për dy vjet 15 mijë e 824 kosovarë janë pajisur me vizë pune të Gjermanisë - Gazeta Express
string(74) "per-dy-vjet-15-mije-e-824-kosovare-jane-pajisur-me-vize-pune-te-gjermanise"

Gazeta Express

27/02/2020 9:52

Për dy vjet 15 mijë e 824 kosovarë janë pajisur me vizë pune të Gjermanisë

Gazeta Express

27/02/2020 9:52

Instituti GAP ka publikuar një raport për emigrimin e fuqisë punëtore të Kosovës në Gjermani.

Të dhënat zyrtare tregojnë se shtetasit e Kosovës prijnë për nga numri i aplikimeve dhe pajisjes me viza pune në krahasim me vendet tjera të rajonit, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Sipas raportit të Institutit GAP, gjatë viteve 2016-2018, nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, (Kosovë, Serbi, Maqedoni e Veriut, Shqipëri, Mal i Zi, Bosnje e Hercegovinë) janë shqyrtuar për aprovim gjithsej 204,638 kontrata pune, prej të cilave rreth 80% janë miratuar.

Por, vetëm 40% e tyre janë pajisur me viza pune, ku 24% e tyre apo 15,824 kanë qenë për kosovarët.

Raporti ofron edhe të dhëna mbi sektorët dhe profesionet në të cilat shtetasit e Kosovës kanë arritur të sigurojnë viza pune, ku prijnë ndërtimtaria, hoteleria dhe shërbimet e kujdesit, ndërsa profesionet me më së paku aplikime të suksesshme janë sektori i financave, i sigurimeve dhe i edukimit.