Ylli e ‘ndryshon lojën’, e sjellë në Kosovë ish basketbollistin e LA Lakers

Nga NBA, si liga më e fortë në botë, në Kosovë, ky është përshkrimi më i mirë që mund t’i bëhet transferimit më të ri të Golden Eagle Ylli.

Sport

27/02/2020 09:56

Skuadra nga Theranda, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ka transferuar basketbollistin 27 vjeçar, Vander Blue.

Blue, i gjatë 193 cm, edhe pse me minutazh të vogël, ka qenë pjesë e dy skuadrave me historinë më të madhe në NBA, Boston Celtics dhe LA Lakers.

Njoftimi i KB Yllit:

Vander Blue i bashkohet ekipit tone!.

Golden Eagle Ylli ka arritur marreveshje me Vander Blue deri ne fund te sezones 2019/2020.

Blue eshte 27 vjeqar i gjat 193 cm dhe luan ne pozitat 1 dhe 2.

Edhe pse me minutazh te vogel ai ka qen pjese e dy ekipeve me se shumti histori ne ligen me te forte ne bote NBA

Boston Celtics( 2013-2014, 4.9 minuta,1 kercim,0.33 asistime per ndeshje)

LA LAKERS (2014-2015 2 ndeshje, 36.9 min,4.5 kercime,4 asisitme per ndeshje dhe 2017-2018 5 ndeshje, 9 min,0.2 kercime dhe 1.2 asistime per ndeshje)

Ai ka marr pjese ne NBA Summer League me ekipet e NBA si

Memphis, Huston,San Antonio, Chicago Dallas dhe LA Lakers.

Ai gjithashtu ka qen pjese  e disa ekipeve ne Europe dhe Azi,

2013-14 Maccabi Rishon Lezion (Izrael)

2017-18  Fiat Torino  (Itali) 7 ndeshje , 20.4 min , 1.8 kercime dhe 1.57 asistime ku dhe u shpall MVP i ndeshjeve te kupes.

Se fundmi ai ka qen e pjes e ekipeve ne ligen NBA D-League

2017-18 South Bay Lakers,

2018-19 Texas Legends

2019-20 Santa Cruz Warriors

Blue prite te arrije ne Suhareke shume shpejt per tu bashkuar me ekipin.

Objektivat jan te qarta!

/Lajmi.net/

YouTube player