“Fluturoi” stiropori i fasadës së MEPSO-s që kushtoi 11 milionë euro

Gjatë erërave të fuqishme mbrëmë ka “fluturuar” në pjesë e çatisë dhe fasadës së ndërtesës së MEPSO-s në qendër të Shkupit, njofton Portlb.mk.

Copa nga stiropori dhe gipsi kanë rënë dhe janë shpërndarë gjithandej rreth ndërtesës së automjeteve zyrtare.

“Përveç që është kriminel, mendjesëmurë dhe ngjashëm, projekti “Shkupi 2014” është edhe i pasigurt për jetët e njerëzve”, shkruajti në Fejsbuk, kryetari i Qytetit të Shkupit Peetre Shilegov, i cili paralajmëroi se pas zgjedhjeve do ta “zgjidh” problemin e përmendoret nga projekti.

Ndërrimi i fasadës së MEPSO-s në stil neoklasik shtetit i ka kushtuar 11 milionë euro.

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njoftuan se mbrëmë erërat kanë qenë të fuqishme 70 km në orë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button