29/03/2024
18.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pas erës së fuqishme në Shkup, çatitë e banesave përfunduan në rrugë

Pas erë së fortë që mbrëmë e kaploi Shkupi, çatitë e disa banesave kanë përfunduar në bulevardin “Aradhat Partizane” në Karposh 4.

Fillimisht ka rënë një çati, ndërsa më pas janë shkatërruar edhe çatitë e banesave fqinje.
Në momentin kur kanë rënë çatitë nga era e fuqishme, në rrugë ka pasur të punësuar të Higjienës Komunale, të cilët me kohë u larguan dhe nuk u lënduan.

Bulevardi “Aradhat Partizane” është bllokuar, ndërsa ekipet kanë filluar të largojnë mbetjet që i shkaktoi era./Telegrafi/

Të fundit