Koulibaly pranë largimit nga Napoli, ka arritur marrëveshje me gjigantin evropian

Koulibaly pranë largimit nga Napoli, ka arritur marrëveshje me gjigantin evropian

Sport February 27, 2020 - 10:55

Paris Saint-Germain vazhdon të lidhet fuqishëm me transferimin e mbrojtësit të Napolit, Kalidou Koulibaly.

Napoli është duke tentuar ta largojë interesimin e klubeve të mëdha për senegalezin, duke vendosur një çmim prej 150 milionë eurosh për të, shkruan Zëri.info.

Por, ‘Calciomercato’ tashmë ka raportuar se dy klubet tashmë kanë biseduar se gjiganti francez ka bërë synim kryesor 28-vjeçarin për ta zëvendësuar kapitenin Thiago Silva.

Mbrojtësi brazilian mbetet pa kontratë në verë dhe atij nuk pritet t’i vazhdohet kontrata.

Koulibaly u transferua te Napoli nga Genk në vitin 2014, dhe së fundmi raportohet se ka blerë një apartament në Paris.

Mbrojtësi senegalez ka bërë 233 paraqitje për Napolin që prej ardhjes së tij nga Genk.

Këtë edicion, ai Koulibaly ka bërë 15 paraqitje në Serie A, derisa ka pasur disa probleme me lëndime./Zëri.info