Transferohet te Golden Eagle Ylli, Blue luante për LA Lakers e Boston Celtics

E publikuar: 27/02/2020 11:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Golden Eagle Ylli ka arritur marrëveshje me amerikanin Vander Blue deri në fund të sezonit 2019/2020.

Blue është 27 vjeçar i gjatë 193 dhe luan në pozitat 1 dhe 2.

Edhe pse me minutazh të vogël, ai ka qenë pjesë e dy ekipeve me më së shumti histori në ligën më të fortë në botë, NBA.

Ai ka luajtur për LA Lakers dhe Boston Celtics, duke zhvilluar vetëm 10 ndeshje në NBA.


Karriera në NBA

Boston Celtics ( 2013-2014, 4.9 minuta, 1 kërcim, 0.33 asistime për ndeshje)

LA Lakers (2014-2015 2 ndeshje, 36.9 min,4.5 kercime,4 asistime për ndeshje dhe 2017-2018 5 ndeshje, 9 min,0.2 kërcime dhe 1.2 asistime për ndeshje)


Karriera e viteve të fundit

Ai ka marr pjese ne NBA Summer League me ekipet e NBA si: Memphis, Huston, San Antonio, Chicago Dallas dhe LA Lakers.

Ai gjithashtu ka qenë pjese e disa ekipeve në Evropë dhe Azi, si Maccabi Rishon Lezion (Izrael), Fiat Torino (Itali) ku dhe u shpall MVP i ndeshjeve të Kupës.

Se fundmi ai ka qenë pjesë e ekipeve në ligen NBA D-League: South Bay Lakers, Texas Legends e Santa Cruz Warriors.

Ai prite të arrijë në Suharekë shumë shpejt për tu bashkuar me Golden Eagle Yllin.