Ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi ka vizituar sot Administratën Tatimore të Kosovës

Ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi ka vizituar sot Administratën Tatimore të Kosovës

Ekonomia February 27, 2020 - 11:09

Ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi ka vizituar Administratën Tatimore të Kosovës, me ç’rast ka takuar menaxhentin e ATK-së.

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj, duke falënderuar ministrin për vizitën, ai njoftoj për planet e ATK-së për vitin 2020, si dhe të arriturat gjatë vitit paraprak - me theks të veçantë potencoj zvogëlimin e borxheve tatimore, për të cilat ATK ka marrë vlerësime pozitive edhe nga institucionet ndërkombëtare. Përveç rezultateve të arritura, drejtori Murtezaj po ashtu përmendi edhe sfidat me të cilat ballafaqohet administrata tatimore.

Ministri Bislimi falënderoj drejtorin e ATK-së për prezantimin e detajuar të të arriturave dhe sfidave të Administratës Tatimore të Kosovës. Gjatë kësaj vizite ministri Bislimi tha se Ministria e Financave dhe Transfereve do të mbështes çdoherë ATK-në, si dhe do t’i trajtoj me përkushtim të gjitha kërkesat e adresuara, në mënyrë që të arrihen objektivat e planifikuara.