LAJMI I FUNDIT:

Sveçla priti në takim përfaqësuesit e Zyrës së BE-së në Kosovë për zbatim të ligjit

Sveçla priti në takim përfaqësuesit e Zyrës së BE-së në Kosovë për zbatim të ligjit

Zëvendësministri i parë i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, ka pritur një delegacion të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, të kryesuar nga Hakan Ejdervik, këshilltar politik për policinë, çështje juridike dhe të zbatimit të ligjit.

“Në këtë takim u diskutua për sigurinë e përgjithshme në Kosovë, veçanërisht sa i përket rendit dhe zbatimit të ligjit, sfidat, planet dhe masat që do të ndërmerren në të ardhmen.
Me këtë rast zëvendësministri Sveçla shprehi gatishmërinë e tij dhe të MPBAP-së, për bashkëpunimin me zyrën e BE-së në Kosovë, për projekte të rëndësishme që mund të gjejnë mbështetje, me qëllim të realizimit të objektivave kryesore për të bërë vendin tonë, një vend të sigurtë për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftimin për media.


Në këtë takim me theks të veçantë u diskutua për reformat që do të ndërmerren brenda institucioneve të sigurisë, luftimit të krimit të organizuar, sigurinë kibernetike etj. Për të gjitha këto tema, të dy palët u dakorduan se do të gjejnë forma të ndryshme të mbështetjes dhe të bashkëpunimit përfshirë edhe IPA fondet, me qëllim të përmirësimit dhe avancimit të shërbimeve në këtë sferë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Lajme
Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Siguri
​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

Lajme
Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes

Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes "s’paske mësuar por të pimë kafe, e zgjidhim ndryshe"

Arsim
Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Siguri
Regjistrimi i popullsisë: 200 mijë banorë rezidentë të regjistruar, po marrin pjesë edhe serbët

Regjistrimi i popullsisë: 200 mijë banorë rezidentë të regjistruar, po marrin pjesë edhe serbët

Lajme
Kalo në kategori