LAJMI I FUNDIT:

Policia në Tetovë me projekt për filloristët për përdorimin e rrjeteve sociale

Policia në Tetovë me projekt për filloristët për përdorimin e rrjeteve sociale

SPB Tetovë filloi me realizimin praktik të projektit të ri parandalues – edukativ “Mos u bë viktimë e rrjeteve sociale – surfo sigurt”, me qëllim që nxënësit të paralajmërohen nga rreziqet dhe të mbrohen nga keqpërdorimet.

Me projektin, bartës i të cilit është Sektori për parandalim, do të përfshihen mbi 3.500 filloristë nga të gjitha shkollat fillore në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, të cilët ndjekin mësim në mbi 200 paralele, ndërsa për realizimin e tij janë angazhuar 20 nëpunës policorë, paraprakisht të stërvitur.


“Në kuadër të projektit, i cili planifikohet të zgjat deri nga fundi i muajit të ardhshëm, janë paraparë ligjërime të posaçme në shkolla, ku nxënësve do t’u shpjegohet se si dhe me kë të komunikojnë në rrjetet sociale, e ata të mos keqpërdoren, por edhe do të këshillohen të jenë maksimalisht të kujdesshëm në komunikimin”, thotë Marjan Josifovski, zëdhënësi i SPB Tetovë.

Nxënësve, gjatë zbatimit të projektit do t’u rekomandohet që të mos u dërgojnë fotografi dhe video materiale personave të panjohur, e posaçërisht jo fotografi me përmbajtje eksplicite. Filloristët do të paralajmërohen edhe në rreziqet e mundshme nga pjesëmarrja e tyre në video-lojëra me elemente të dhunës, vetëlëndimit ose përmbajtjeve tjera të dhunës dhe sjelljes së pashembullt.

Qëllimi i projektit është që nxënësit prej së afërmi të informohen për keqpërdorimet e mundshme në rrjetet sociale dhe në mënyrë efikase të mbrohen prej të njëjtave.

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori