OJQ “Zëri i Prindërve” në Mitrovicë me kërkesa thelbësore për komisionin e të vërtetës

Mitrovica

OJQ “Zëri i Prindërve” në Mitrovicë me kërkesa thelbësore për komisionin e të vërtetës

Nga: F.Beka Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 12:41
OJQ “Zëri i Prindërve” në Mitrovicë

Në takimin e rregullt të Shoqatës “Zëri i Prindërve” të drejtuar nga kryetari Bajram Qerkinaj dhe sekretarja e shoqatës Gjyla Haziri e ku morën pjesë familjarë të shumtë nga familjet me persona të pagjetur është diskutuar për punën, aktivitetet dhe synimet që kanë në shoqatë për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.

Me këtë rast Bajram Qerkinaj ka njoftuar familjarët lidhur me takimin e Komisionit për të vërtetën që është mbajtur me 20 shkurt, që u drejtua nga Besim Kajtazi përfaqësues nga presidenca, ku morën pjesë përfaqësues të shoqatave edhe familjeve nga e gjithë Kosova.

“Në takimin që u mbajt në Prishtinë, morën pjesë rreth 70 anëtarë të shoqatave edhe familjar nga shumica e komunave të vendit tonë, ku pati diskutime, vërejtje e propozime lidhur me qëllimin, angazhimin dhe detyrat që dalin para këtij komisioni dhe nevojën për efikasitetin e veprimeve të tij” tha Qerkinaj.   

Ai njoftoi familjarët e tubuar lidhur me diskutimet që ishin për dhe kundër këtij komisioni, ndërkohë që kërkoi nga familjarët të shprehin qëndrimin e tyre lidhur me rekomandimet që duhet të dalin dhe adresimin e tyre për komisionin.

Në këtë mbledhje morën pjesë familjarë nga të gjitha komunat e rajonit të Mitrovicës, të cilët theksuan nevojën imediate që ka formimi dhe funksionalizimi i këtij komisioni, me synimin primar zbardhjen e fatit të secilit person që ende figuron si i pagjetur në vendin tonë.

Pas njoftimit të kryetarit Qerkinaj se në mbledhjen e mbajtur në Prishtinë ishte thënë se ky komision duhet të funksionalizohet brenda tri viteve, shumë nga pjesëmarrësit vlerësuan se ai duhet të funksionalizohet edhe nis punën më shpejtë, andaj nga këtu doli rekomandimi dhe kërkesa që Komisioni për të vërtetën duhet t funksionalizohet jo brenda tri, por brenda dy viteve.

Propozime pati që anëtarëve të këtij komisioni të ju shtohen edhe të paktën dy anëtar familjar të afërm të personave të pagjetur, pasi askush më mirë se ata nuk kuptojnë nevojën dhe rëndësinë e shtyrjes përpara të këtij procesi deri në zbardhjen edhe të fatit të personit të fundit në listën e të pagjeturve.

Po ashtu gjatë diskutimit është potencuar edhe nevoja që detyrë primare e këtij komisioni të jetë zbardhja e fatit të personave të pagjetur dhe heqja e kësaj plage nga zemrat dhe shpirti i familjarëve që tash e dy dekada, vazhdojnë të bëjnë gjysmë-jetë me brenga, shqetësim edhe vuajtjet për më të dashurit e vetë.

Në mbledhje po ashtu u vendos që me shkresë të veçantë këto propozime të dërgohen në Komisionin për të vërtetën me shpresën se do shqyrtohen edhe pranohen, pasi janë në funksion të kontributit për të vërtetën dhe zbardhjen e fatitt të personave të pagjetur.

Këto rekomandime janë miratuar unanimisht  nga pjesëmarrësit edhe nga anëtarët e Këshillit drejtues të shoqatës , përkatësisht nga Bajram  Qerkinaj –kryetar,  Halil Ujkani anëtar i Këshillit,  Nezir  Avdyli anëtar i Këhilllit dhe sekretarja e asistentja Gjyla Haziri.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat