VIDEO/ Ja si transmetohet koronavirusi në mjetet e transportit publik

May 26, 2020 | 20:47
SHPËRNDAJE

28835258-8357623-Researchers_found_that_someone_chatting_to_a_friend_on_the_tube_-a-90_1590495567484

Studiuesit zbuluan se dikush që bisedon me një mik në tren, metro apo mjetet e tjera të transportit publik, mund të infektojë të tjerët me koronavirusin vdekjeprurës edhe nëse nuk teshtin ose kollitet, ndaj sugjerohet mbajtja e maskës e cila ndihmon në frenimin e përhapjes.

Në një simulim udhëtimi përmes transportit publik, kryer nga firma e softuerve MSC, siç e shihni edhe në videon më lart, duket se si një person i infektuar mund të infektojë pasagjerët e tjerë vetëm duke folur.

Dr Julian Tang, ekspert për sëmundjet respiratore nga Universiteti i Leicester, tha për BBC News se spërklat e leshuara teksa flasim nuk levizin aq larg sa ato që lëshohen nga kolla apo tështima, por studiuesit thonë se mbeten mjaft të rrezikshme për transmetimin e virusit.

“Por ato mund të udhëtojnë aq larg sa për të infektuar mikun tuaj të ulur përballë jush, ose dikë që po bisedon me ju,” tha ai.

“Kur flisni me një koleg nuk e prekni, nuk pështyni mbi të, shumica e ndërveprimeve bëhen me zë dhe frymë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura