A mori leje Vetëvendosje për realizimin e videos rreth votimit në kohë pandemie? - Gazeta Express
string(79) "a-mori-leje-vetevendosje-per-realizimin-e-videos-rreth-votimit-ne-kohe-pandemie"

A mori leje Vetëvendosje për realizimin e videos rreth votimit në kohë pandemie?

Gazeta Express

26/05/2020 20:57

Qëkur u rrëzua Qeveria e udhëhequr nga ta, u deklaruan për zgjedhje. Madje Lëvizja Vetëvendosje, shfrytëzuan format të ndryshme për të treguar se zgjedhjet është e mundshme të organizohen edhe në kohë pandemie.

T7, ka kërkuar një përgjigje edhe nga Lëvizja Vetëvendosje, në lidhje me atë se nëse të njëjtit kanë marrë ndonjë leje, për shfrytëzimin e objektit të shkollë Meto Bajraktari për këtë demostrim.

Lexo Edhe:

Mirëpo të njëjtit, nuk kanë kthyer përgjigje.

Sidoqoftë burime brenda Ministrisë së Arsimit, i kanë thënë T7 se nga ta nuk është kërkuar ndonjë leje e tillë.

Derisa disa nga partitë po shprehin dëshirë, qytetarët tregojnë se nëse një gjë e tillë ndodhë, a do të dalin në votime?

Ndërkohë, ka edhe nga ata, të cilët thonë se pavarësisht pandemisë, nëse zgjedhjen mbahen, do të dalin në votime.

Egugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka thënë se ekzistojnë shumë çështje që nuk janë reflektuar si duhet, në videon që Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar si demostrim.

Sipas Cakollit, Kosova nuk është e gatshme për të organizuar zgjedhje.

Tutje sipas Cakollit, një video e tillë mund të konsiderohet edhe si presion ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, mbi dekretin e presidentit Thaçi, nuk është bërë ende publik.

Nga kjo e fundit thonë se lënda është ende në trajtim.