Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në emisionin “Real Story” në News 24 komentoi edhe shembjen e Teatrit Kombëtar.

Ai tha se ishte kundër prishjes dhe pro kthimit të asaj godine në muze. Sa për mundësini e krijimit të një partie të re që rrjedh nga qëndresa për Teatrin, Ngjela tha se bie kauza e tyre, nëse ndodh një gjë e tillë.

“Aktorët nuk janë forcë politike, nëse kalojnë në politikë do të thotë se problemi i tearit ka qënë fallco. Nëse do merren me politikë janë paguar nga një forcë politike, pra në kuptimin e interest. Ata pushtuan teatrin po këtu nuk kishte shtet, ditën e tretë i nxirrja jashtë unë me ultimatum… Nuk jam dakord me pushtimet unë. Teatri duhet të mbahej si muze. Atje është bërë ligji special, atje janë mbledhur kokat më të mëdha, themeluesit e shtetit shqiptar, ajo mund të bëhej një gjë e bukur”,- tha Ngjela.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb