(Fotot) Britanikët nuk pyesin për Covid-19/ Plas sherr masiv mes të rinjve në plazh

26/05/2020 21:53

Një sherr masiv ka ndodhur në plazhin e Broadstairs, Kent në Britaninë e Madhe. Edhe pse Britania vijon të jetë vendi më i goditur në Europë nga Covid-19 qytetarë të shumtë nuk kanë pyetur për pandeminë dhe janë ‘dyndur’ nëpër plazhe.

Ndërkohë siç raportojnë mediat e huaja, në Broadstairs, Kent, disa vizitorë të plazhit u përfshirë në një përleshje, ndërsa dukshëm u harruan edhe rregullat e distancimit social për shkak të pandemisë.

Është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën, ndërsa nuk dihet motivi i ngjarjes në fjalë. Për më tepër ju ftojmë të shikoni galerinë e mëposhtme.

FOTO GALERI
1/18

Top Channel