Një rast i ri me Covid-19 në Gjilan, Haziri jep detaje për bashkatdhetarin që kërkoi të testohej - Gazeta Express
string(95) "nje-rast-i-ri-me-covid-19-ne-gjilan-haziri-jep-detaje-per-bashkatdhetarin-qe-kerkoi-te-testohej"

Gazeta Express

26/05/2020 22:27

Një rast i ri me Covid-19 në Gjilan, Haziri jep detaje për bashkatdhetarin që kërkoi të testohej

Gazeta Express

26/05/2020 22:27

Një rast i ri me koronavirus është shënuar sonte në Gjilan. Pas njoftimit të IKSHPK’së, ka reaguar kryetari i Komunës Lutfi Haziri i cili ka dhënë detaje për rastin.

Ai ka shpjeguar se bëhet fjalë për një bashkatdhetar i cili kishte planifikuar që nesër të nisej për Zvicër. Paraprakisht ai kishte kërkuar të testohej, me ç’rast doli pozitiv.

Lexo Edhe:

Në Gjilan aktualisht janë 21 raste aktive me koronavirus, derisa 10 të tjerë janë shëruar.

Shkrimi i plotë i Hazirit në Facebook:

#Dita77. IKSHP na njoftoi se në Gjilan e kemi një rast të ri pozitiv me #Covid-19. Bëhet fjalë për një bashkatdhetar tonin, i cili ka pasur të udhëtojë nesër për në Zvicër dhe me kërkesën e tij i është nënshtrur testimit.Do të ritestohet sërish, por t’u konfirmuar.

Përndryshe, nga 31 persona sa kanë qenë aktiv, 11 janë shëruar plotësisht dhe 21 i kemi aktiv me #Covid19. Po punojmë që edhe rastin e fundit ta mbyllim sa më shpejt.

Ndërkohë, lajmi për hapjen e xhamive dhe kishave për besimtarët, na ka gëzuar shumë. Kemi bërë dezinfektimin e xhamive dhe në bashkëpunim me KBI’në, po e përgaitisim hapjen e faltoreve.

Jemi në koordinim me ministren e Arsimit, lidhur me planet për shkollat dhe rolin e komunave.

Po ashtu, ekonomia dhe sektori publik e privat janë riaktivizuar.

Koha me largu kufizimin në qarkullim dhe hapjen e kufijve.

Ju lutem që të vazhdoni akoma t’i përdorni masat preventive dhe ta mbani distancën sociale!