Dalim për të takuar grupin e parë të trafikantëve. Ata janë të vendosur në një zonë të Tiranës midis rrugës Kongresi i Manastirit dhe Rrugës Xhanfize Keko. Banorët e njohin ndryshe si zona e Oxhakut. Si për ironi, baza e këtij grupi ndodhet pak metra larg nga dera e Shërbimit Informativ Kombëtar.


Dy personat e infiltruar nga Top Story takohen fillimisht me personin e quajtur Amer. Ai është një personat kryesor në këtë trafik. Ne u interesuam për këtë person dhe gjetëm të dhënat e tij.


Emri i tij i plotë është Amer Mohamed Salah Ibrahim Mohamed Sakër, i lindur në Egjipt në vitin 1985. Referuar ekstraktit në QKB, ky shtetas është ortak i një kompanie me emrin “SAKËR KONSTRAKSHËN” e themeluar në shtator 2019. Objekti i aktivitetit është “Punime në fushën e Ndërtimit”.


Me këtë kompani ky shtetas arab ka marrë leje pune në Shqipëri, ka marrë edhe leje qëndrimi dhe pas 5 vitesh mund të marri edhe shtetësinë. Supozohet që ky të ishte ndërtues, por në fakt kemi të bëjmë thjeshtë me një trafikant.