LAJMI I FUNDIT:

Një histori e rrallë nga Koreja e Jugut: Një burrë kaloi 20 vjet në burg për një vrasje – pastaj shfaqet dikush tjetër dhe pranon se ka kryer krimin

Një histori e rrallë nga Koreja e Jugut: Një burrë kaloi 20 vjet në burg për një vrasje – pastaj shfaqet dikush tjetër dhe pranon se ka kryer krimin

Në vjeshtën e vitit 1988, një vajzë u përdhunua dhe u vra në shtrat. Ajo ishte vetëm 13 vjeçe.

Një krim si ky do të trondiste këdo tjetër, por në Hwaseong, një zonë rurale e atëhershme pranë kryeqytetit Seul të Koresë së Jugut, vrasjet si kjo ndodhnin pothuajse rregullisht sepse ajo ishte viktima e tetë në dy vjet.

Gati një vit më vonë, policia mbërriti në shtëpinë e një burri 22-vjeçar të quajtur Yoon (identiteti i plotë i të cilit nuk është bërë i ditur).

Policia e çoi në një dhomë të vogël të marrjes në pyetje me një tavolinë në komisariatin lokal, ku e morën në pyetje për tre ditë në lidhje me dhunimin dhe vrasjen e një vajze.

Në fund, ata “fituan pranimin nga ai”, përcjell Telegrafi.

Ai u dënua me burg të përjetshëm, megjithëse dënimi i tij u zvogëlua më vonë me apel. Ai u la i lirë pas 20 vjet burg.

Para vitit 1986, Hwaseong nuk ishte një skenë krimi. Por nga viti 1986 deri në 1991, 10 gra dhe vajza u vranë në rajonin e Hwaseong. Viktimat u abuzuan seksualisht, gjithashtu.

Dhe aty askush nuk ishte i sigurt.

Vendet në të cilat ndodhën krimet

Banorët patrulluan rrugët natën, të armatosur me shkopinj, ndërsa gratë shmangën daljen pas errësirës.

Ato kishin frikë kur takonin ndonjë burrë, e burrat kishin frikë gjithashtu se mund të ishin të dyshuar.

Ha Seung-gyun, i cili ishte i përfshirë në hetim, tha se ishte krijuar përshtypja se vrasësi sulmonte gratë me të kuqe, kështu që të gjithë shmangnin veshjen e rrobave të asaj ngjyre.

Policia po kërkonte një vrasës serik dhe kishte disa drejtime të hetimit, përcjell Telegrafi.

Yoon ishte i vetmi person i dënuar ndonjëherë për ndonjë nga 10 vrasjet. Nëntë vrasjet e tjera mbeten të pazgjidhura. Megjithatë, policia nuk u dorëzua kurrë.

Në shtator të vitit 2019, Gyeonggi Nambu Ban Gi-soo, oficeri më i ri i policisë i ngarkuar me hetimin, njoftoi lajmin shpërthyes. Tani ata mbështeteshin në provat e ADN-së, gjë që nuk ishte rasti në atë kohë.

Provat e ADN-së për të paktën tre vrasje përputhen me një burrë: Lee Chun-jaeu, i cili është në burg duke vuajtur një burg të përjetshëm për përdhunimin dhe vrasjen e nuses së tij në vitin 1994.

Datat kur ndodhën krimet

Dhe Lee rrëfeu për të gjitha 10 vrasjet në Hwaseong dhe katër persona të tjerë për të cilët policia nuk dha detaje.

Ai kishte një rrëfim të hollësishëm, madje edhe duke vizatuar një copë letër për të shpjeguar vendndodhjet e vrasjeve, tha zyrtari i agjencisë provinciale të policisë Gyeonggi Nambu.

Por kjo gjithashtu i la autoritetet në një pozitë të ndërlikuar. Yoon kaloi 20 vjet në burg për një vrasje të cilën ai nuk e kishte kryer.

Yoon tanimë është në vitet e 50-ta. Ai punon në një fabrikë të përpunimit të lëkurës në Provincën Chungcheong të Veriut. Ai ishte gazmor, por jeta e tij ishte e vështirë.

Ai e humbi nënën kur ishte tre vjeç. Babai i tij më vonë u zhduk dhe ai u largua nga shkolla.

Përpara një restoranti ai lypte ushqim. Në moshën 11 vjeç ai filloi të punojë në një qendër për rritjen e produkteve bujqësore, dhe në moshën 22 vjeç ai po mësonte të bëhej teknik i kualifikuar. Ai kurrë nuk ishte në një lidhje me një grua.

“Unë as nuk u përpoqa të bisedoja me vajzat sepse mendoja se askush nuk do të donte një person me aftësi të kufizuara si unë”, i ka thënë ai medieve, përcjell Telegrafi.

Pasi policia e arrestoi, Yoon kujton se e kishin mbajtur në pranga për tre ditë, shkruan CNN.

Ai mezi hëngri dhe gjithçka që mund të bënte ishte të shkonte në banjë.

Sa herë që ai përpiqej të binte në gjumë, policia do ta zgjonte.

“Ato kohë ishin si një makth. Kur nuk flini për tre ditë, nuk e dini se çfarë keni thënë. Ju nuk mbani mend atë që keni bërë. Ju nuk mund as të mendoni si duhet”, rrëfen Yoon.

Në fund, ai nënshkroi tri ”pranime”.

Dhjetorin e kaluar, Policia Provinciale Gyeonggi Namu filloi një hetim zyrtar mbi sjelljen e shtatë oficerëve të policisë dhe një prokurori që punonte në hetimin origjinal të vrasjeve, duke përfshirë një përmbledhje të akuzave për shpërdorim të detyrës gjatë arrestimeve. Rezultatet e hetimit nuk janë publikuar ende.

Rrëfimi i Lee vetëm nuk ishte i mjaftueshëm për të pastruar emrin e Yoon. Në sytë e ligjit, ai ishte ende një vrasës i dënuar. Rigjykimi ka filluar dhe rrëfimi i Lee do të jetë thelbësor.

Yoon thotë se asgjë nuk mund t’ia kthejë 20 vitet e humbura, pas së cilave ai doli në një botë të panjohur, e cila ka ndryshuar shumë.

Por ai thjesht dëshiron të jetojë pjesën tjetër të jetës së tij si një njeri i pafajshëm, për të “rikthyer nderin e humbur”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Biden thotë se kombet arabe,

Biden thotë se kombet arabe, "të përgatitura për të njohur plotësisht Izraelin" për herë të parë

Botë
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Kalo në kategori