Ca fjalë për përmbledhjen poetike "Zogj në qiellin e vendlindjes" të poetit popullor z Kolë Beci 

Libra

Ca fjalë për përmbledhjen poetike "Zogj në qiellin e vendlindjes" të poetit popullor z Kolë Beci 

Nga: Zymer Mehani Më: 29 maj 2020 Në ora: 09:52
Kopertina e librit

Me poezinë e këtij mjeshtri të denjë të artit të fjalës jam i shoqëruar që një vit e ca....Është shumë e vërtetë se tok me vargjet e këtij artisti të shquar, m'u dha mundësia që të shoqërohem edhe me peizazhet e mrekullueshme të MIRDITËS, me doket dhe zakonet mirditore dhe, pse jo, edhe me historinë dhe tërë kulturën mirditore, në veçanti dhe atë shqiptare, në përgjithësi.  Prandaj, me përgjegjësi them se z. Kol Beci është zë enciklopedik i kulturës mbarëkombëtare.

Zjarrmia dhe freskia e këtij zëri derdhet nëpër vargjet- xhevahir të artistit tonë të madh, duke na shtuar ndjenjën e krenarisë dhe të atdhedashurisë, si dhe na nxit të mendojmë për kohën dhe fatin e vendit tonë dhe të njeriut mirditor.

Harmoninë e ngjyrave, reflekset dhe idetë, por edhe mesazhet që i kam hasur në vargjet e Kol Becit, i kam parë si në shuplakë të dorës edhe në realitet, sa herë që kam kaluar nëpër natyrën madhështore të Mirditës, kur më ka sjellë rruga këndejpari, dhe duke parë këto mrekulli të natyrës shqiptare të Veriut, prore kam ngelur i pagojë dhe fare pa tekst.

Në krijimet e veta Poeti Kol Beci na bën me dije se rruga e artit është tejet e gjatë, e mundimshme, herë mjegullore, herë heshtiake, nganjëherë edhe kryengritëse, por përherë krenare. U punua shumë prej jush për ta kultivuar folklorin autokton mirditor duke i dhënë jetë, ashtu siç punon dhe di i madhi ARTIST z. KOL BECI!

I vetëdijshëm për rolin dhe rëndësinë e këtij libri, jam i bindur se ky botim do të mbetet me rëndësi të veçantë për të gjithë ne, por në veçanti për lexuesit mirditorë.
Po e mbyll fjalën time, duke falënderuar edhe njëherë:
Pjesëmarrësit dhe organizatorët.
Duke ju uruar edhe njëherë suksese në punën tuaj të vështirë, por dhe të bukur, që sjell kontribute të qënësishme në zhvillimin e qëndrueshëm të kulturës mirditore dhe mbarëkombëtare!
Krejt në fund, përzemërsisht URIME Juve vëllezër nga Mirdita për punën Tuaj shembullore.
Dora dhe zemra Juaj do të skalisin dhe vargje të tjera të mrekullueshme, zotëri Kol Beci , në të cilat do të flasë shpirti i KOMBIT TONË!
Përjetësisht, miqtë Tuaj nga Kosova!
Ju falemnderit!

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat