MPPS: Ndihmë për ata që kanë humbur vendin e punës nga 11 marsi deri 30 prill

Punëtorët që për shkak të krizës së koronës kanë ngelur pa punë, pavarësisht nga koha e kaluar në marrëdhënie pune, do të mund shumë shpejt të vijnë në ndihmë që më lehtë ta kalojnë periudhën e papunësisë. Ata do të fitojnë kompensim në të holla përmes Agjencisë së Punësimit në kohëzgjatje prej dy muajve. Kompensim do të marrin të papunët, të cilëve marrëdhënia e punës u është ndërprerë në periudhën prej 11 mars deri më 20 prill të vitit 2020.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut iu përgjigj nevojës së qytetarëve të cilëve u nevojitet mbështetje e domosdoshme në të holla sepse kanë humbur vendin e punës në krizën ekonomike-shëndetësore. Me plotësimin e Dekretit me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë, mundësohet sigurimi i tyre material përmes lehtësimit bazuar në faktin që kanë ngelur pa punë. Të dhënat e Agjencisë së Punësimit tregojnë se në periudhën e kaluar një numri të madh të papunëve u është ndërprerë marrëdhënia e punës mbi bazën e marrëveshjes së nënshkruar ose deklaratës personale. Me Dekretin e ri, të gjithë fitojnë të drejtën e kompensimit në të holla.

Me këtë Dekret është paraparë që kompensimi në të holla të paguhet në lartësi prej 50% të pagës mujore neto të punëtorit të paguar në muajin e fundit, prej jo më shumë se 80% e rrogës mesatare mujore neto për punëtor në Republikën e Maqedonisë së Veriut, publikuar për muajin e fundit.StrugaLajmStrugaLajm

Për të fituar kompensimin në të holla, personi i papunë duhet të parashtrojë kërkesë në afat prej 30 ditëve nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Dekreti të ri, në Qendrën kompetente të punësimit të Agjencisë së Punësimit.StrugaLajm

Kujdesi për secilin qytetar është sistematik dhe humbja e vendit të punës nuk lejojmë të përfundojë me varfër. Personat e papunë kanë të drejtën e sigurimit material dhe këtë mund ta realizojnë në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.​

In : Aktuale

Loading...
loading...