Galeria e Ministrisë së Kulturës vazhdon publikimet online edhe pas rihapjes

Galeria e Ministrisë së Kulturës po vazhdon të publikojë online  veprat  e autorëve edhe pas hapjes së së Galerisë.

Dhurata Ramosaj- Shala, drejtoreshë e Galerisë tha se do të vazhdojnë këtë praktikë derisa situata të kthehet në normalitet dhe të rritet numri i vizitorëve.

“Reagimet nga publiku artdashës kanë qenë pozitive dhe inkurajuese që të vazhdohet publikimin e këtyre veprave. Natyrisht, kjo përshtatet edhe me misionin tonë si galeri e që është promovimi i artistëve dhe veprave të tyre duke kontribuar kështu në pasurimin e skenës së artit në Kosovë”, tha Ramosaj-Shala.

Sipas  saj do vazhdojnë me publikimin e e ekspozitave të viteve të kaluara dhe promovimin e ekspozitave të programit të vitit 2020, të zgjedhura nga komisioni i GMK-së.

Në fazën e dytë  të lirimit të masave parandaluese nga  COVID-19, u vendos që të rihapen galeritë dhe muzetë.