Meta bën thirrje të respektohet Kushtetuta në Kosovë: Të mbizotërojë sjellja evropiane

Për situatën në Kosovë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që shkoi në favor të dekretit të presidentit Thaçi, ka reaguar edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Lajme

29/05/2020 14:39

Meta me anë të një postimi tha se ka respektuar gjithmonë Kushtetutën dhe institucionet e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Ai tha se është shumë e rëndësishme që në Kosovë të mbizotërojë sjellja europiane ndaj institucioneve.

“Lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, dua të nënvizoj se gjithmonë kam respektuar Kushtetutën dhe institucionet e Republikës së Kosovës, dhe këtë do ta bëj gjithmonë. Është shumë e rëndësishme që në Kosovë të mbizotërojë sjellja europiane ndaj institucioneve”, shkroi Meta.

Ndryshe, për respektimin e Gjykatës Kushtetuese thirrje kanë bërë SHBA-të dhe BE-je, mirëpo që një gjë e tillë nuk është përfillur nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Ky i fundit verdiktin e Kushtetueses e ka cilësuar të papranueshëm. /Lajmi.net/

Lexo edhe:

Mosrespektimi i Kushtetueses, Kurti del haptas kundër udhëzimeve të SHBA-së dhe BE-së