×
  • Lajme
  • Lajme

    Abrashi nga VV: Kushtetuesja e ka humbur kredibilitetin, duam zgjedhje të reja

    Reporteri
    29 Maj 2020 | 18:21
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi

    Artan Abrashi, deputet nga Lëvizja Vetëvendosje i ftuar në emisonin “Info Magazine”, ka folur rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese i cili tha se VV-ja e kundërshton një vendim të tillë.


    I pyetur se a është qartësuar se Lëvizja Vetëvendosje është deklaruar se do ta kundërshtoj një vendim të tillë me të gjitha mjetet demokratike, i njejti tha se Lëvizja Vetëvendosje që nga shpallja e këtij vendimi është duke mbajtur takime me të gjitha nivelet e strukturave të partisë duke pritur kështu vendimin e kryesisë se cilat janë kundërshtimet tona në lidhje me vendimin, shkruan Reporteri.net

    “LVV që nga shpallja e këtij vendimi, tashmë është duke mbajtur takime me të gjitha nivelet e strukturës së saj, nga nëndegët dhe presin vendimin e kryesisë se cilat janë kundërshtimet tona. Ne jemi mjaftë të shqetësuar se synimi i Presidentit së bashku me partitë është që ta potencoj shtetin edhe në të ardhmen, krijojë një anarki demokratike”, ka thënë Abrashi.

    Ndër të tjera Abrashi ka theksuar se vendimi i Kushtetuesës ka humbur kredibilitetin duke i humbur edhe argumentet tona, mirëpo sipas Abrashit kjo është e papranueshme për partinë e tij.

    Ndërsa i përket formave të rezistencës nga LVV-ja, Abrashi thotë se e kanë parasysh mllefin e qytetarëve e që është me të drejtë për grabitjen jolegale të shtetit dhe po i njejti tha se VV-ja është duke i shqyrtuar kërkesat, ku sipas Abrashit kërkesa e vetme e tyre është që të ketë zgjedhje të reja.

    Mirëpo, se a është i kënaqur dhe a pret ditë të mira me këtë qeveri, Abrashi tha se që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës do të kishim një qeveri e cila ka një legjimitet të kontestuar ku humbësit e zgjedhjeve marrin dhe bëjnë pushtet dhe arrijnë marrëveshje që e dëmtojnë Kosovën, ku secili qytetarë i vetëdijshëm do të duhej ta kundërshtone këtë

    Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!