U zyrtarizua rifillimi i La Ligas

Sevilla – Real Betis do të jetë ndeshja me të cilën do të rifillojë La Liga. Vendimi është zyrtarizuar të premten pasdite, transmeton Koha.net.

Kampionati spanjoll i futbollit vazhdon pas tre muajve. Ishte ndërprerë në mars për shkak të koronavirusit. Derbi lokal në mes të të Sevillas dhe Real Betisit do të luhet më 11 qershor.

Vendimin e mori departamenti për sport i qeverisë spanjolle.

Në komunikatë thuhet se edicioni do të përfundojë më 19 korrik, por kjo varet nga zhvillimet rreth koronavirusit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button