Vrajolli: Në Minierën e Artanës kanë vdekur një minator dhe një inxhinier NULL NULL 02.06.2020 13:17 02.06.2020 13:17 Kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes “Trepça” Hysen Vrajolli, ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen tragjike që ka ndodhur sot në Minierën e Artanës, ku si pasojë e shembjes së dheut kanë vdekur dy minatorë. Vrajolli tha se kanë vdekur një inxhinier dhe një minator. “Ngjarja ka ndodhur si pasojë e punës ku kanë vdekur një inxhinier dhe një minator. Ka ndodhur shembja e korridorit”. Ai theksoi se si rezultat i shembjes është lënduar edhe një minator. “Ka mbetur të lënduar edhe një minator. Nuk ka ndonjë të ngujuar”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 14 orë më parë