Pak punë, shumë para/ Për 3 muaj deputetët e Kosovës morën 1 milion euro paga!

0
431

Më shumë se 1 milion euro janë shpenzuar vetëm gjatë tre muajve të parë të këtij viti për pagat e deputetëve dhe stafit politik në Kuvendin e Kosovës. Sipas një përllogaritje të thjeshtë del se për çdo seancë të mbajtur nga buxheti i Kosovës për kompensim të një deputeti janë shpenzuar më shumë se 800 euro, raporton portali “Front Online”.

Bazuar në raportin tre mujor financiar të Kuvendit të Kosovës, të cilin e posedon “Front Online”,  shihet se vetëm për paga të deputeteve janë shpenzuar  899,961 euro, për shpenzime të udhëtimit zyrtar jashtë vendit janë shpenzuar 2,997 euro, shpenzime telefonike 4,068 euro.. etj.

Gjithashtu gjatë kësaj periudhe kohore  një shumë e konsiderueshme e parave, prej mbi 120 mijë euro është shpenzuar edhe për stafin mbështetës politik në Kuvendin e Kosovës, deri sa  rreth 700 mijë euro janë shpenzuar për stafin administrativ në Kuvendin e Kosovës, raporton “Front Online”.

Në anën tjetër, përfaqësues të Organizatave Jo Qeveritare të cilat monitorojnë punën e Kuvendit të Kosovës thonë se në të shumtën e seancave që janë mbajtur gjatë periudhës në fjalë janë marrë vendime pa të cilat cenohet edhe vet funksionimin i institucioneve të vendit .

11 seanca të Kuvendit të mbajtura këtë vit, shumica solemne

Eguen Cakolli, nga KDI-ja thotë se pjesa dërmuese e seancave të mbajtura kanë qenë seanca solemne ku janë shënuar aktivitete të ndryshme.

“Që nga formimi i Qeverisë në shkurt të këtij viti, Kuvendi ka mbajtur 11 seanca, duke përfshirë edhe vazhdimin e një seance. Pjese më e madhe e tyre kanë qenë seanca solemne, ku janë shënuar aktivitete të ndryshme. Vlen të përmendet që edhe pjesa tjetër e seancave të mbajtura, duke përjashtuar këto seancat solemne, kanë qenë seanca në të cilët janë miratuar, qoftë buxheti i propozuar nga qeveria apo qoftë rezoluta” ka thënë ai për “Front Online”.

Sipas tij, shumica e këtyre seancave janë mbajtur për të marrë vendime esenciale pa të cilat cenohet edhe vet funksionimin i institucioneve të vendit. “Ky numër i ulet i seancave lidhet me situatën e shkaktuar nga pandemia. Por pjesa tjetër sa ka qenë funksionale qeveria, nuk ka pasur seanca të shpeshta, duke qenë se nuk ka pasur sjellje te projektligjeve. Që nga shkarkimi i Qeverisë, është pasivizuar edhe më shumë puna e Kuvendit, për shkak se ka pasur refuzim të partive opozitare dhe LDK-së që të procedojë çfarëdo nisme ligjore për Qeverinë që ka humbur besimin në Kuvend” ka thënë Cakolli.

Shpenzimet e deputeteve gjatë tre mujorit të parë të këtij viti

Paga të deputeteve                                                          899,961 €

Shpenzimet e udhëtimit zyrtar jashtë vendit            2,997 €

Shpenzime të udhëtimit zyrtar jashtë vendit/

shpenzime të ushqimit ose para xhepi                       6,209 €

Akomodim gjate udhëtimit zyrtar jashtë vendit       4,565 €

Shpenzime tjera te udhëtimit zyrtar jashtë vendit  446.27 €

Shpenzime tjera telefonike                                            4,068 €

Shërbime tjera kontraktuese                                         1,590 €

Avans për udhëtime Zyrtare                                          1,835 €

Drekat zyrtare                                                                    1,590 €

TOTAL:                                                                                 924,835.13

Shpenzimet për stafin mbështetës politik

Paga                                                                                      116,418 €

Shpenzime tjera                                                                 3,652 €

TOTAL:                                                                                 120,070 €

Administrata e Kuvendit të Republikës së Kosovës

Paga                                                                                 532,669 €

Mallra dhe Shërbime                                                        98,177  €

Shpenzime komunale                                                          53,798 €

Shpenzime kapitale                                                             4,110   €

TOTAL:                                                                                 688,756 €

Leave a Reply