Për shkak se i prishi marrëdhëniet me Drejtoreshën e Policisë Kufitare, Enkeleda Toskën dhe motrën e saj Suela, trafikanti Salim mbeti shumë kohë pa punë. Ai doli jashtë loje në tregun e emigrantëve arabë. Për këtë ai u drejtua në policinë e shtetit për denoncim.

Trafikanti: – Unë mbeta gjashtë muaj pa punë, nga kjo lloj pune (me emigrantët), pastaj unë takova dikë lart, ai punon atje lart, takova të madhin, dhe i tregova 1, 2, 3. Ai më tha mos u mërzit… gjithashtu, çfarë më tha tjetër: Nëse mundesh ta kapësh Suelën vetëm me një video duke marrë paratë për dokumente. Dhe unë nuk munda ta bëj. Sepse s’kam ku ta gjej. Ai më tha nëse kap vetëm një video, për atë (Suelën), që ajo i bën këto gjëra, sepse ai e di që ajo është motra, (e drejtoreshës) dhe ato janë lidhura.

Salim thotë se ka takuar të madhin, në policinë e shtetit. E ka vënë në dijeni për trafikun e emigrantëve që e kontrollon drejtoresha e kufirit Enkeleda Toska dhe familjarët e saj.

Çuditërisht policia e shtetit nuk ka bërë asgjë deri më sot, madje as vet i madhi i Policisë. Por, a ishte i madhi, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu? Këtë nuk e vërtetuam dot.

Top Channel