VIDEO/ Me shpejtësi sketerrë, ndërshkohen shoferët në Tiranë

VIDEO/ Me shpejtësi sketerrë, ndërshkohen shoferët në Tiranë

07:52, 05/07/2020
A+ Aa A-

Policia Rrugore e Tiranës në vijim të kontrolleve për shkelje të rregullave të qarkullimit ka ndërshkuar 8 drejtues mjetesh me heqje të patentës.

Aksioni i policisë është shtrirë  i gjatë natës në aksin e Saukut, ku janë evidentuar dhe ndëshkuar me tërheqje të Lejes së Drejtimit, 8 drejtues mjetesh të cilët brenda 10 ditëve do të paraqiten në OASH, pasi drejtonin mjetet me shpejtësi që varionte nga 154 km/h deri në 169 km/h.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Monitorim i pandërprerë me radar e patrullime nga shërbimet e Policisë Rrugore me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore

Vijon të ndodhë në aksin rrugor Sauk-Teg, aks me rrisk për ngjarje rrugore

Edhe pse rruga monitorohet me radar e patrullime të shpeshta të Policisë, përsëri në këtë segment ka drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë.

Vetëm gjatë orëve të mbrëmjes e deri në orën 00.30 të mëngjesit të sotëm, në këtë segment rrugor janë evidentuar dhe ndëshkuar me tërheqje të Lejes së Drejtimit, 8 drejtues mjetesh të cilët brenda 10 ditëve do të paraqiten në OASH, pasi drejtonin mjetet me shpejtësi që varionte nga 154 km/h deri në 169 km/h. Shpejtësi kjo kur rruga ishte me lagështirë dhe fluksi i lëvizjes ishte akoma i lartë, duke rritur rrezikun për përfshirje në aksident rrugor.

Drejtues mjetesh: Shijoni fundjavën por mos fluturoni të arrini aksidentin apo të dorëzoni patentën. Qëllimi i Policisë Rrugore nuk është as gjoba, as heqja e patentës, është vetëm dhe vetëm siguria e jetës në rrugë, rritja e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor që destinacioni juaj të jetë i sigurt dhe ju të shkoni bashkë me patentën tek familja, ajo ka nevojë për ju.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco