Është ndarë nga jeta në moshën 38-vjeçare ish-karateisti dhe trajneri Flamur Shasha. Ky lajm i trishtë është bërë i ditur nga Federata e Karatesë së Kosovës.


Shasha ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 38-vjeçare dhe raportohet se ai ishte i infektuar me Covid-19.


“Me pikëllim te thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-karateistit, trajnerit nga klubi i karatesë Ippon Peja Flamur Shasha.


I ndjeri ishte nder karateistët me mirë te gjeneratës se tij kosovare, ku ishte shumë i përkushtuar në karate.


Shasha ishte kampon i shumëfishte i Kosovës junior dhe seniorë dhe anëtar Përfaqësueses se Kosovës, ku ai kontriboj shumë në avancimin te karatesë pejane dhe kosovare se bashku me shumë bashkëgarues


Prandaj në emrin tim, te bordit drejtues te FKK-së trajnerëve, gjyqtarëve dhe gjithë komunitetit te karatesë kosovare u shprehu ngushëllimet me te sinqerta familjes Shasha qe do te mbetet çdo herë në kujtese e komunitet te karatesë mbare shqiptare.


Ismet Krasniqi- kryetar i FKK-së”, shkruhet në njoftim.