COVID-19 bëri që 35 kompani kosovare të “anulojnë” investimet në vlera deri në 4 milionë euro, thotë RIINVEST-i

COVID-19 bëri që 35 kompani kosovare të “anulojnë” investimet në vlera deri në 4 milionë euro, thotë RIINVEST-i

Ekonomia July 05, 2020 - 08:45

Instituti Riinvest ka publikuar një hulumtim, në të cilin është nxjerrë përfundimi se për shkak ta pandemisë COVID-19, 35 kompani me peshë, thuajse në të gjithë sektorët, kanë ndërprerë ose shtyrë investimet në një rang nga 50,000 – 4,000,000 Euro, përcjell Zëri.

Tutje në raport thuhet se Covid-19 ka goditur rëndë kompanitë kosovare duke reduktuar

shitjet (përpos tregtisë) nga 10 % deri në 90% në periudhën mars - 18 maj, duke përjashtuar akomodimin në hotele dhe gastronominë, goditja ka qenë me ndërprerje të punës.

“Pas 18 majit dhe në fillim të qershorit situata është përmirësuar në gjithë sektorët dhe reduktimi i shitjes është zvogëluar në 20- 50% ne krahasim me gjendjen para pandemisë, me përjashtim të hoteleve ku ende kapacitetet shfrytëzoheshin jo më shumë se 3-5%. Disa restorante dhe kafene kanë arritur të zhvillojnë një aktivitet prej 30-40 % në krahasim me situatën para pandemisë”, shkruhet në hulumtim.

Përjashtim nga kjo ecuri për muajin maj dhe qershor bën tregtia ku shitjet janë

zvogëluar në krahasim me mars dhe prill rreth 10-20 %, për shkak të efekteve psikologjike në fazën e parë por edhe nga efekti i rënies së fuqisë blerëse ne fazen e dytë./Zëri