“Ishim një skuadër e vërtetë”, Pioli: Çalhanoglu nuk më habit, ja çfarë bisedova me Ibrën para ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2020 | 8:52

“Ishim një skuadër e vërtetë”, Pioli: Çalhanoglu nuk më habit, ja çfarë bisedova me Ibrën para ndeshjes

Trajneri i Milanit Stefano Pioli u shpreh i gëzuar pas fitores të padiskutueshme të skuadrës së tij kundër Lacios mbrëmjen e djeshme me rezultatin 0-3.

Ibra Pioli Calhanoglu
Pas përfundimit të takimit, tekniku i “Djallit” tregon se kishte biseduar me sulmuesin e tij Zlatan Ibrahimoviç para takimit, ku i kishte komunikuar se çfarë do të bënte në 45 minutat e para.

“ Ndeshja – Sot ishim një skuadër e vërtetë nga fillimi në fund. Jemi të gëzuar, por 8 ndeshjet e ardhshme do të jenë vendimtare për kampionatin. Me Juventusin kemi një sfidë shumë impenjuese, por duhet të tregojmë aftësitë tona në fushë. Me rezultatet pozitive vetëbesimi është rritur shumë.

Çalhanoglu – Për mua ai nuk është surprizë, është një konfirmim për më tej. Është një futbollistik fantastik sepse luan kudo dhe ka teknikë e cilësi. Ai duhet ta bindë veten që është një lojtar i rëndësishëm. Sot (dje) ishte një shembull i vërtetë.

Ibrahimoviç – Bisedova me të para ndeshjes dhe ai e dinte që do të luante 45 minuta. Është një lojtar. Nuk është e lehtë për të luajë 90 minuta. E rëndësishme është se ai po përshtatet më së miri”, deklaroi Pioli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"