Përmbyllen analizimet e detajuara mbi një vrimë të zezë gjigande. E zbuluar në vitin 2018, është 8000 herë më e madhe se vrima e zezë që ndodhet në qendër të galaktikës sonë, dhe masa e saj është 34 miliardë herë më e madhe se e Diellit.

Ky gjigand kozmik falë fushës gravitacionale, është në gjendje të thithë dhe përpijë çdo gjë që gjen përpara, përfshirë këtu edhe dritën. Ndodhet miliarda vite dritë larg sistemit Diellor.

Identikiti i kësaj vrimë të zezë gjigande është përshkruar në revistën mujore shkencore të Akademisë Mbretërore Astronomike të Britanisë së Madhe.

Sipas autorëve të kërkimit, është një ndër vrimat e zeza më të mëdha dhe të fuqishme të universit dhe ende nuk dihet sesi është krijuar, por mendohet së është formuar 700 milionë vjet pas Big-Bang.

Ata shpjegojnë se në baze të kalkulimeve të deritanishme, kjo vrimë e zezë arrin të përpijë në ditë një masë ekuivalente me Diellin tonë.

Klan Plus