Titullari i Skënderbeut s’ka dyshime: Kthesën e bëjmë në Durrës, kjo ndeshje vendos…

Jul 5, 2020 | 9:16
SHPËRNDAJE

Skënderbeu është duke kaluar një moment aspak të mirë pas dy humbjeve radhazi në kampionat. Korçarët në luftë për një pozicion që të çon në zonën europians kanë humbur pikë karshi rivalëve për këtë sezon dhe tashmë e shohin veten në vendin e pestë sëbashku me Laçin ndërsa janë parakaluar nga Teuta. Pikërisht durrsakët janë kundërshtari i radhës për Skënderbeun në kampionat, një ndeshje që do të luhet të hënën në orën 20:45 në fushën e Teutës. Një ndeshje direkte për pozicionet e sipërme të renditjes që për korçarët do të jetë shumë e vështirë dhe mbi të gjitha përcaktuese.
shqiprim taipi

I këtij mendimi është edhe mesfushori Shqiprim Taipi i cili në një prononcim për gazetën “Panorama Sport” flet për ndeshjen e radhës duke e quajtur një pikë të rëndësishme të kthesës për korçarët.
Skenderbeu-Tirana-640x405
“Dy humbjet e një pas njëshme na kanë ulur në renditje por kjo për nga mënyra se si po zhvillohet kampionati nuk është një çudi. Janë shumë ekipe që kanë pikë të njëjta gati në këtë sezon dhe një gabim i një ekipi normalisht që do të ngrerë ekipin tjetër. Ne jemi të qetë pasi nuk kemi zhvilluar lojë të keqe veçanërisht deri në pjesën e parë ndaj Tiranës. Kemi prodhuar dhe kemi pasur mundësi të marrim më shumë nga këto takime. Duke lënë mënjanë ndeshjen me Tiranën pasi në pjesën e dytë për shkak të lodhjes dhe të mungesave të shumta u penalizuam dhe kjo u duk edhe në fushë”, theksoi fillimisht Taipi për të vijuar më pas me Teutën.
Teuta

“Ndeshja ndaj Teutës jam i bindur se do të jetë deri diku përcaktuese për ne dhe për fatin e sezonit. Nuk duam të dalim jashtë gare tani dhe të humbasim objektivin sezonal që na ka vendosur klubi. Jemi të bindur se në rast humbjeje do të kompromentohej sezoni jonë prandaj do të mundohemi të bëjmë më të mirën. Besoj se këtë takim do jemi shumë më mirë pasi kemi më shumë khë për ta përgatitur plus kësaj që edhe Teuta vjen nga një ndeshje impenjative në kupë ndaj Kukësit dhe gjendja e saj nuk do të jetë e njëjtë. Do të mundohemi të bëjmë maksimumin dhe të ecim me ritmin e duhur drejt vendit të tretë. I bindur se mund tia dalim. Mungesat kanë qënë ato që na kanë penalizuar në këto javë e përsëris, psi me ekip të plotë ju e patë se çfarë ishim në gjendje të bënim”, mbylli prononcimin e tij Taipi.

LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura