Meksika është një nga vendet më të prekura nga koronavirusi. Më shumë se 30 mijë persona kanë humbur jetën në shtetin e Amerikës Qendrore. Ministri i Shëndetësisë deklaroi se numri i viktimave u rrit me 523 të shtunën.

Vendi është tashmë i pesti sa i përket numrit të viktimave. Meksika ia ka kaluar edhe Francës  që numëron rreth 29 mijë humbje jete.

Në Meksikë të shtunën u regjistrua një numër rekord i infektimeve ditore, 6916 të tilla. Numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 252 mijë, por mediat shkruajnë se shifrat mund të mos jenë të sakta për shkak të mungesës së testeve.

Meksika është shteti i dytë për numrin e lartë të viktimave pas Brazilit, i cili numëron rreth 64 mijë viktima dhe rreth 1.5 milionë të infektuar./tvklan.al