Flik shkruan historinë, tekniku i Bajernit godet në shenjë pas triumfit në Kupën e Gjermanisë
Hansi Flik ka të gjitha meritat për transformimin e Bajern Mynihut nga një skuadër me probleme në një “buldozer” që shtyp çdo gjë përpara.
Me triumfin e mbrëmjes së djeshme në Kupën e Gjermanisë 2-4 kundër Bajer Leverkusenit, 55-vjeçari bëhet i pari gjerman që fiton në karrierën e dyfishtë futbollist- trajner “dopietën” (kampionat dhe kupë).
Në vitin 1986, kohë kur Flik luante për Bajernin, fitoi Kupën e Gjermanisë 5-2 ndaj Shtutgartit, ndërsa bavarezët kurorëzoheshin edhe si kampionë.
24 vjet më pas, tekniku i Bajernit përsërit suksesin personal, por me kostumin e trajnerit.
Por, skuadra e tij duhet të vendosë “qershinë mbi tortë” në fund të këtij edicioni. Bajerni ëndërron të fitojë Ligën e Kampioneve, trofeun më prestigjioz për klubet e futbollit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"