Zidane: Hazard është duke kaluar nëpër një periudhë të vështirë

Zidane: Hazard është duke kaluar nëpër një periudhë të vështirë

Sport July 05, 2020 - 09:46
Lajmet e fundit nga sporti

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka thënë se Eden Hazard nuk do të luajë ndaj Athletic Bilbaos për shkak se nuk është plotësisht i gatshëm, transmeton “Zeri.info”.

Reprezentuesi belg pësoi një lëndim në fitoren 1:0 ndaj Espanyolit dhe mungoi në triumfin ndaj Getafes të enjten.

“Edeni është duke kaluar nëpër një periudhë të vështirë këto ditë dhe ne nuk duam të rrezikojmë fare dhe ai pajtohet”, ka thënë Zidane.

“Shpresojmë që është një gjë e vogël dhe ne mund ta shohim sërish para përfundimit të ligës”, u shpreh francezi.

Real Madridi do të luajë sot në udhëtim te Athletic Bilbao në orën 14:00 në kuadër të xhiros së 34-t të La Ligës./Zëri