×
  • Lajme
  • Lajme

    Infermieri i Infektivës u drejtohet qytetarëve: Nuk jeni të vetëdijshëm çfarë jeni duke i bërë vetes e familjes

    Reporteri
    05 Korrik 2020 | 10:41

    Infermieri në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Fitim Havolli, ka thënë se qytetarët nuk janë të vetëdijshëm se çfarë janë duke i bërë vetës, familjeve dhe baballarëve tanë.


    Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka thënë se qytetarët e Kosovës janë duke e tepruar me mosrespektimin e masave parandaluese për përhapjen e koronavirusit, shkruan Reporteri.net.

    Havolli ka shtuar se nuk e di se çfarë duhet të ndodhë në lidhje me virusin, që t’u kushtohet rëndësi rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

    Vetëm gjatë ditës së djeshme, në Kosovë janë konfirmuar edhe 178 raste të reja me koronavirus dhe kanë humbur jetën 8 persona, duke shënuar kështu një rekord të zi të bilancit së COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.

    Ky është postimi i plotë i Havollit:

    Qytetar të nderuar,
    po më vjen keq,por jeni duke e tepruar shumë,
    Nuk po di edhe çka duhet me ndodh ne lidhje me virusin qê ju me kuptu.
    Me keqardhje ju them, nuk jeni të vetëdishëm aspak çfar jeni duke ju bërë vetës,familjeve dhe baballarëve tan.

    Rrespektimin e masave dhe rekomandimeve e Institucioneve relevante nuk i respektuat ,ju besuat dhe po ju besoni teorive e jo expertëve.GABIM GABIM GABIM!
    Situata aspak e kêndëshme dhe shumë shqetësusese!

    https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10157459459954109&set=a.10151127007124109&type=3

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!