Policia bllokon hyrjet – katër trupa të pajetë nxirren nga Infektiva (VIDEO) NULL NULL 05.07.2020 10:51 05.07.2020 10:51 Një numër i shtuar i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës është vërejtur mëngjesin e sotëm pranë Klinikës Infektive të QKUK-së. Klan Kosova ka siguruar fotografi dhe video nga vendi i ngjarjes, ku mund të vërehet se Policia ka bllokuar hyrjet për në Infektivë. Kjo për arsye se dyshohet se që nga mesnata, katër persona të prekur me koronavirus kanë humbur jetën. Klan Kosova mëson se ekipet e Mjekësisë Ligjore janë parë pranë Infektivës duke bartur katër kufoma në raste të ndara. Kujtojmë se vetëm dje (04.07.2020), Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se janë regjistruar 178 raste të reja me Covid-19. Po ashtu gjatë ditës së djeshme kanë ndërruar jetë 8 persona të prekur nga ky virus. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.