LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video/ Lojtari më në formë i ekipit zvicerian, talenti shqiptar shënon sërish

5 Korrik 2020, 09:05, Sport CNA
Video/ Lojtari më në formë i ekipit zvicerian, talenti shqiptar

Benjamin Kololli është duke kaluar një formë të jazhtëzakonshme me skuadrën e Zyrih në kampionatin zvicerian. Anësori i përfaqësueses së Kosovës, ka realizuar golin e katërt në katër ndeshjet e fundit, ndërkohë që nuk kanë munguar edhe asistimet e futbollistit.

Për t?u rikthyer te goli i ndeshjes së djeshme ndaj Servetes, në minutën e 19 Kololli gjeti kohën brenda zonës duke lëshuar një silurë të pakapshme për portierin kundërshtar.

Sakaq, në pjesën e dytë skuadra e Kolollit gjeti edhe golin e dytë duke rrëmbyer tre pikët e radhës ndërsa gjendet në vendin e pestë, në garë për të siguruar një vend në Kupat e Europës. Një garë të cilën mund ta fitojë edhe nëse futbollisti shqiptar vazhdon të ruajë formën e sfidave të fundit duke shënuar me vazhdimësinë.

Lajmet e fundit nga